Personi që shihni në foto është Xhetan Konesha, i cili mbeti i vrarë sot në Dibër. Ngjarja ndodhi në Luzni të Dibrës, ndërsa për krimin akuzohen dy vëllezërit Muhamet e Altin Mera 30 e 42 vjeç.

Këta të fundit hapën zjarr ndaj 50-vjeçarit me automatik, duke e lënë të vdekur. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për BalkanWeb foto të viktimës, por dhe të banesës së tij, ku familjarët kanë hapur dyert e mortit. Pas ngjarjes, blutë e Dibrës vunë në pranga 30-vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestruar armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia është vënë në kërkim të vëllait tjetër Altin Mera, i cili është larguar në pyll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb