TIRANË

Erigers Mihasi, 32-vjeçari që u vra mbrëmë në një atentat tek “Astiri” bashkë me shokun e tij Armando Dumani, kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke lënë pas të kaluarën e tij të errët. Ky detaj zbulohet nga një postim për të ndjerin në “Facebook”, ku thuhet se së fundi Mihasi i ishte kthyer rrugës së Zotit me sa duket, duke u bërë besimtar i devotshëm.

Ndërkaq jepen detaje dhe për ceremoninë mortore për 32-vjeçarin, i cili do të përcillet sot në banesën e fundit sipas riteve myslimane.

“Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi!
Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek Astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke iu kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merrte nga kjo botë.
Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30.
‘Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.’ (Profeti Muhamed a.s)
Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij”, thuhet në postimin e bërë nga faqja “Xhamitë e Tiranës”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mihasi, akuzohej për disa krime në të kaluarën. Ai ka qenë i arrestuar per vjedhjen dhe dhunimin e prindërve të Elton Cicos në Tepelenë, i cili u vra në maj 2016 në një lokal në Tiranë. Po kështu dyshohet se ka qenë së bashku me të ndjerin Santiago Malko në plagosjen e kushërinjve Mumajesi në Kinostudio në 2019 dhe i dyshuar për sulmin me armë ndaj Kompleksit Eiffel. Pikërisht e kaluara e tij dhe e Armando Dumanit, është pista ku po heton policia për zbardhjen e krimit të dyfishtë që tronditi mbrëmjen e kaluar Tiranën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb