Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 48-vjeçarit Arben Mërkuri Ismaili, i njohur ndryshe me pseudonimin “Maneci”.

Gazetarja Klodiana Haxhia raporton për “BalkanWeb” se Ismaili është hetuar për shumë ngjarje të rënda ku dyshohej si protagonist, mes të tjerave edhe për vrasje të dyshuara për figura të spikatura të krimit, por asgjë nuk është e dokumentuar. Kamerat e sigurisë afër vendit ku ndodhi vrasja në Sukth, kanë fiksuar makinën me të cilën autorët u larguan pas krimit.

Ata dyshohet se janë të vjedhura, një skemë tipike kjo në krime të këtyre përmasave. Sipas dëshmitarëve, një makinë luksoze ngjyrë gri ka ndaluar para lokalit të viktimës. Në të ndodheshin 2 persona. Njëri ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa thuhet se ka qenë i maskuar. Pasi kanë kryer ekzekutimin e Ismailit, makina është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Pista që po heton policia është ajo e konflikteve nga e kaluara e dyshuar kriminale e viktimës, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur edhe konflikte së fundmi. Për rastin, forcat blu kanë shoqëruar në komsiariat mbi 20 persona, por deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb