BERAT

Trupi i pajetë i  Anxhelina Petros ka mbërritur në Berat. ‘BalkanWeb’ mëson se ditën e neserme, 29-vjeçarja që u vra barbarisht nga babai i saj, do të përcillet për në banesën e fundit.

Ndërkohë që sot, trupi i saj i është dorëzuar nënës dhe familjarëve të tjerë që e reja kishte në Berat.

Vajza u vra nga babai dhe u gropos në oborrin e shtëpisë. Pas arrestimit, babai i saj  është detyruar të dëshmojë pas këmbënguljes së policisë dhe gabimeve të shumta që e kanë tradhtuar gjatë hetimit policor.

Anxhelina Mberrin Trupi I Shqiptares

29-vjeçarja Angjeliki Pjetri kishte lidhje prej kohësh me një shtetas afgan në Korfuz, çfarë shkaktonte debate të ashpra me të atin, i cili ishte kundër. Vajza ishte e pavarur, gjithsesi, pasi punonte në një dyqan në Korfuz dhe nuk banonte më me të atin.

Nëna e Anxhelines, e pllakosur nga dhimbja apeloi për ndihmë, që t’i sillnin trupin e pajetë të së bijës në Berat, pasi vet nuk kishte mundësi ekonomike. Apelit të saj iu bashkua edhe gazetarja greke Tatiana Stefanidhu e Skai TV, e cila bëri thirrje që trupi t’i dërgohej nënës së saj në Atdhe, të cilën kishte 12 vite pa e parë.
BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb