Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një efektiv policie në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 8 dhjetor në zonën e Laprakës në vitin 2020. Lajmi për vizitën e kreut të shtetit në familjen e të riut është konfirmuar nga burime për ‘BalkanWeb’. “BW” mëson se Meta është pritur nga babai dhe e nëna e Klodianit dhe të afërm të tyre.

Sipas familjarëve, Meta ka preferuar që të shkojë në familjen e tyre për ngushëllim në këtë moment për shkak se sipas tyre presidenti nuk ka dashur që kjo vizitë të politizohej. Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj solli reagime të forta, deri në protesta të dhunshme për disa ditë me radhë në kryeqytet dhe jo vetëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: