FIER

Elton Bengaj Metaj dhe Sabrina Bengaj ishin ndarë prej gati një viti dhe deri në 14 tetor të këtij viti, 23-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Fierit, e megjithatë ish-bashkëshorti i saj nuk ka dashur t’ia dijë duke i marrë jetën në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se çifti kanë bërë zgjidhjen e martesës dhe ka pasur urdhër mbrojtje nga 14.10.2020, deri ne datën 14.10.2021. Zgjidhjen e martesës dhe urdhrin e mbrojtjes e ka pasur si çështje gjyqtari Alfred Konomi.

Gjykata me një vendim të gjyqtarit Piro Sota, kishte vendosur më 1 mars 2021 caktimin si masë mjekësore ndaj Elton Metaj Bengaj, atë të ‘mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor’.

Po kështu, kishte vendosur dhe pushimin e çështjes penale të 21.09.2020 për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Ndërsa më 26 korrik 2021, po Gjykatësi Piro Sota ka vendosur zëvendësimin e masës mjekësore ndaj Metaj, nga ‘mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ në masën mjekësore ‘mjekim i detyruar ambulator’ nën kujdesin e babait të tij Bashkim Meta.

Një herë në muaj, sipas vendimit, 31-vjeçari duhet të paraqitej pranë mjekut neuro-psikiatër në Poliklinikën e Specialiteteve Fier. Po edhe këto masa dhe vendime gjykatash nuk mundën të parandalonin krimin e rëndë në Fier që i mori jetën një nëne të re, të një vajze 3-vjeçare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb