Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Ahmet Toksa, i cili u vra mëngjesin e sotëm teksa kishte dalë nga banesa, në sy të gruas së tij.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foton e viktimës, i cili u qëllua nga një person, ende i paidentifikuar, me disa plumba, një prej tyre në kokë. Vrasja ndodhi në sy të gruas së tij, e cila e tmerruar ngriti në këmbë lagjen me ulërimat dhe të qarat e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga dëshmitë e banorëve të zonës, 50-vjeçari njihej si një njeri i qetë dhe se nuk kishte probleme me askënd. Aktualisht policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: