Do të nisë në orën 18:00 derbi i madh i Romës, me verdhekuqtë e Fonsekës dhe bardhekaltërit e Inzaghit që do të luajnë sfidën e parë derbi në këtë sezon. Mediat italiane kanë zbuluar koreografinë e ultrasve të Lacios, që siç pritej, i është kushtuar liderit historik të “Irriducibili”, Fabricio Pishiteli, i njohur ndyshe me pseudoniomin “Diabolik”, që u ekzekutua më 7 gusht në kryeqytet

Tribuna Veriore, gjithashtu ka shpalosur një mesazh domethënës, “mos besoni se vdiq, ai është në gjendje të rilindë”. Rreth orës 15 ultrasit e Lacios kanë nisur rrugën drejt stadiumit me flamuj e flakadanë, ndërsa e gjithë zona e stadiumit është blinduar ndaj 1500 forca të rendit. Sa i takon rivalëve të Romës, mendohet se ata nuk do të bëjnë koreo, për të respektuar kujtimin e rivalit të tyre të madh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: