TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot, me numër dekreti 10736 Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.

Dekorata Agur

54-vjeçari Agur Vrenozi u vra të premten më 2 mars gjatë përpjekjes për të ndalur grabitësit në një pikë këmbimi valutor në Fier. Akti i tij u vlerësua nga shumë politikanë, ndërsa Kuvendi sot mbajti një minutë heshtje në nderim të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb