Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një serbi të dyshuar për krime lufte.

Lajmi është raportuar nga mediat kosovare të cila i referohen një njoftimi të Prokurorisë Speciale.

Në njoftim sqarohet se shtetasi me inicialet S.S. ka marrë pjesë në krime lufte kundër popullatës civile në vitin 1999 në Pejë.

Deklarata e plotë:

ME URDHËR TË PROKURORISË SPECIALE NDALOHET NJË PERSON I DYSHUAR PËR KRIME LUFTE

Prishtinë, 18 tetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se në Budapest të Hungarisë, sipas Urdhër arrestit Ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.​

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb