Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka mohuar sulmin në Chernihiv ku mbetën të vrarë 10 persona të cilët ishin në radhë për të blerë bukë.

Sipas Ministrisë rusë në atë zonë nuk ka trupa rusë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov,  tha se pamjet e shfaqura në media të ndryshme ukrainase, janë një mashtrim i shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

“Asnjë ushtar rus nuk është dhe nuk ka qenë në Chernihiv. Të gjitha njësitë janë jashtë kufijve të këtij qyteti dhe nuk po kryejnë asnjë veprim”, ka bërë me dije ai, duke theksuar se Ambasada e SHBA ka ripublikuar një lajm të paverifikuar.

 

Kujtojmë se lajmi u konfirmua nga Ambasada e SHBA në Kiev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb