“BalkanWeb” identifikon emrat e dy personave që mbetën të vrarë sot pas një sherri me armë zjarri në Patos.

Gazetari Ervis Kuçi mëson se bëhet fjalë për të rinjtë Elis Kapaj dhe Manol Rapaj, të dy nga Patosi. Këta dy persona mbetën të vrarë pas një sherri që ndodhi brenda ambienteve të Poliklinikës së Patosit. Ndërkohë, autori i krimit, Martin Skendaj, u arrestua pak krimit. Gazetari Kuçi tha për ‘BW’ se sherri nisi në brendësi të kësaj godinë dhe më pas përfundoi në oborrin e saj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për debate familjes mes autorit dhe njëri prej viktimave. Autori ka kërkuar që të sqarohet me në nga të rinjtë, dhe për pasojë situata ka precipituar deri në përdorimin e armës.

“BalkanWeb” mëson se Elis Kapaj, 22 vjeç, vdiq në vend, ndërsa Rrapaj, 26 vjeç, ndërroi jetë në spital.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: