Liverpool barazoi pa gola të dielën ndaj Manchester Unitedin në “Old Trafford’ por duke kryesuar në reditje me një pikë më shumë se ndjekësi Manchester City.

Gjatë ndeshjes me ‘Djajtë e Kuq’ ka pasur një moment interesant të regjistruar në minutën e 71-të sfidës. Jordan Henderson u zëvendësua nga Klopp por si duket nuk i kap pëlqyer aspak kapitenit. Ai doli për t’i lënë vendin futbollistit me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri, të cilit nuk ia dha as dorën në momentin e zëvendësimit.

Henderson të njëjtën gjë e bëri edhe me trajnerin Klopp.

Klopp e ka ndjekur duke i folur ashpër për gjestin që bëri. Madje mësohet si ai i ka thënë: “nuk ma zgjate dorën”, pas kësaj mesfushori e ka korrigjuar gabimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb