TIRANE

Pas zëvendësimit të tij në kabinetin qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati  ka zhvilluar një takim festiv me bashkëpunëtorët e tij. Burime për ‘BalkanWeb’, zbulojnë se Bushati gjatë festës është shprehur se drejtimi i Ministrisë së Jashtme ka qenë posti më i bukur që ka mbajtur.

“Dua të them që këto pesë vite e gjysmë për mua kanë qenë vite shumë të bukur atë karrierës sime me gjithë emocionet, e suklseset, me gabimet, me të gjitha elementët që e shoqërojnë ditën e një ministri të Jashtëm. Mendoj se është puna më e bukur në botë, kam takuar njerëz që sado i pasur të isha apo të vija nga një familje e pasur nuk kisha për t’i takuar asnjëherë”, tha ai.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb