Edi Paloka u zgjodh kryetari i Këshillit Kombëtar të PD.

Në një komunikim për mediat Paloka u shpreh se nuk pati asnjë bojkot dhe se të pranishëm në këtë proces ishin mbi 200 anëtarë.

Gjithashtu Paloka tha se nesër (të shtunën) PD do të organizojë një protestë të heshtur në të gjitha komisariatet në rrethe në orën 8, ndërsa në Tiranë do të organizohet përpara Kryeministrisë.

Kjo nismë është marrë pas aktit të rëndë ku një i ri u gjet i vdekur në qelinë në komisariatin e Kavajës.

Në një reagim për mediat Paloka u shpreh: Falënderoj anëtarët për zgjedhjen e tyre. për mbështetjen për tu rizgjedhur. Më e rëndësishme se rizgjedhja ime ishin vendimet që mori Këshilli Kombëtar. U miratua rezoluta që përcakton qëndrimin e PD lidhur me zgjedhjen e presidentit Nesër në gjithë Shqipërinë me organizimin e PD do të ketë protestë të heshtur në Komisariatet në rrethe për aktin e rëndë, ku një i ri u gjet i vdekur në qelinë Komisariati në Kavajë. Nesër në orën 8 në të gjitha rrethet do të ketë protestë të heshtur, në Tiranë do të jetë protestë e heshtur përpara Kryeministrisë.

Deputetët ju bojkotuan?

Edi Paloka: Ju e quani bojkot, nuk pati bojkot, sot ishin të pranishëm mbi 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb