Armand Duka u bë zyrtarisht shqiptari i parë që zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, organi më i lartë drejtues i qeverisë europiane të futbollit. Duka ka fituar një mandat 4-vjeçar sikundër dhe pjesa tjetër e ekzekutivit të Nionit.

Por detyra e Armand Dukës nuk do të jetë “qyl”, teksa kontrata e tij me UEFA-an sa i takon anës financiare është vërtet një shumë marramendëse. “BalkanWeb” mëson se Duka do të përfitojë plot 640 mijë euro gjatë katër viteve të tij në Komitet Ekzekutiv, ose e thënë ndryshe një pagë prej 160 mijë eurosh në sezon.

Natyrisht këtu nuk përfshihen bonuset dhe honoraret e ndryshme. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka një pagë prej 1.6 milionë eurosh, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Teodor Teodoridis përfiton thuajse 1 milion euro në vit pagë nga UEFA.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb