Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se ka shkelur ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij si anëtarë të asamblesë së PS.

Ajo shkruan se 6 drejtorë të Veliajt e kanë të ndaluar sipas ligjit të nëpunësit civil, që të jenë anëtarë të partive politike dhe jo me të jenë të zgjedhur në forumet e tyre të larta drejtuese të tyre.

POSTIMI I INA ZHUPËS
Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtarë të asamblesë së Partisë Socialiste! 6 Drejtor që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tirane janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione!

Lista e zyrtare e asamblesë së Partisë Socialiste të zgjedhur nga Kongresi i tyre përmban 17 të zgjedhur nga punonjësit e Veliajt në Bashkinë Tiranë. Ambiciet e Veliajt për t’i zënë vendin Ramës dallohen qartë edhe në këtë rast por lufta e tyre e brendshme nuk na intereson!

6 Drejtor të Veliajt e kanë të ndaluar sipas ligjit të nëpunësit civil, që të jenë anëtarë të partive politike dhe jo me të jenë të zgjedhur në forumet e tyre të larta drejtuese të tyre.

Konkretisht ligji “Për Nëpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike.
Këtë status të nëpunësit civil i nivelit të lartë drejtues e kanë:
1. Elton Kacidhja, drejtor i Punëtorëve të Qytetit Nr.2;
2. Taulant Tusha, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike;
3. Admir Abrija, drejtor i Kontrollit të Karburanteve;
4. Arli Naska, drejtor i Tatimeve të bashkisë;
5. Anila Shehu, drejtoreshë e Qytetit Studenti;
6. Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë së Tiranës;
Zgjedhja e tyre si anëtar të asamblesë socialiste është në shkelje të hapur të ligjit. 6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelësit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shpërdorimin e fondeve publike.

Zhupa
Zhupa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb