Është gjendur i vdekur në kodrat e Xhyherines shtetasi Arjan Berberi, i cili rezultonte i zhdukur prej 3 ditësh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Berberi ishte larguar nga shtëpia e tij në lagjen Pavarësia pasditen e 4 shkurtit dhe që nga ajo ditë nuk ishte parë më.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij, policia u vu në lëvizje. Ka qenë një bari i zonës që ka njoftuar policinë ditën e sotme, se kishte gjetur një person të varur në degën e një ulliri.

Pas verifikimit nga familjarët rezultoi se ai ishte shtetasi Arjan Berberi. Ky i fundit vuante nga çrregullime mendore pas divorcit dhe kthimit nga Italia që në vitin 2001.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb