Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu, për të cilin u përfol se ishte zhdukur, është parë duke kryesuar një takim të ushtrisë, ndërsa po diskutonte rreth furnizimeve me armë.

‘The Guardian’ shkruan se është hera e parë që ai shfaqet publikisht, pas më shumë se dy javë.

Ndërkohë Shoigu ka komunikuar lidhur me buxhetin ushtarak dhe urdhrat e mbrojtjes me Ministrinë e Financave, ndërsa ka theksuar se po e mbikëqyr luftën, ose ndryshe siç e quan Rusia operacion special.

Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse, duke përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov i cili gjithashtu nuk ishte parë në publik kohët e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb