Pas disa orësh kërkime të nisura mëngjesin e sotëm, polumbarët e Forcës Detare kanë gjetur trupin e pajetë të peshkatarit të zhdukur prej mbrëmjes së kaluar në Vlorë. Ministria e Mbrojtjes njofton se trupi është gjetur 20 metra larg bregut.

Pshkatari 60-vjeçar u zhduk mbrëmjen e kaluar pranë vendit të quajtur “Raguna 1” në Karaburun ku kishte hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive. Mbrëmjen e kaluar kërkimet u ndërprenë për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe rifilluan mëngjesin e sotëm nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret.

“Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit për peshkatarin e zhdukur dje.
Shtetasi M.A., 60 vjeç, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë 5 metra nga polumbarët e Forcës Detare”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Kerkimet Karaburun
Kerkimet Karaburun

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb