Sot paradite në ambientet e hotel “White Dreams” në Tiranë, zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e shoqatës Bashkimi i Arbitrave Shqiptare te Futbollit. Në punimet e këtij forumi, kanë marrë pjesë Presidenti i FSHF Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku etj.

Asambleja i ka zhvilluar punimet sipas rendit të ditës. Ajo është përshëndetur edhe nga Presidenti Duka i cili ka vlerësuar rolin e gjykimit në mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit. Ai kërkoi më shumë vëmendje dhe profesionalizëm nga ana e gjyqtareve në mënyrë që të ketë sa me pak kontestime në këtë drejtim.

Me pas është vazhduar me rendin e ditës dhe është kryer procesi i votimit. Për katër vitet e ardhshme përsëri president i BAFSH, do të jetë Tahir Kastrati. Ndërkohë është zgjedhur edhe kryesia e shoqatës, me këta anëtarë: Prek Pjetrushi, Petrit Brahja. Bujar Pregja, Plarent Kotherja.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb