Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen nën kërcënimin e armës më 3 mars teksa po udhëtonin me makinë për në qytetin Matamoros, në shtetin verilindor meksikan të Tamaulipas.

Sipas familjarëve, ata kishin udhëtuar për në Meksikë për të kryer ndërhyrje estetike.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby konfirmoi vdekjet gjatë një deklarate të dhënë sot.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për miqtë dhe familjet e atyre që u vranë në këto sulme,” tha ai, duke shtuar se të gjitha sulmet ndaj qytetarëve amerikanë ishin “të papranueshme, pavarësisht se ku dhe në çfarë rrethanash ato ndodhin”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës konfirmoi se nga katër amerikanët.

“Dy janë të vdekur, një person është i plagosur dhe tjetri është ende gjallë”, tha guvernatori i Tamaulipas, Americo Villarreal, gjatë një konference për media.

CBS News ka raportuar se amerikanët e rrëmbyer ishin identifikuar si shtetasit: Latavia “Tay” McGee, Shaeed Woodard, Eric James Ëilliams dhe Zindell Brown.

“Që të katërt po udhëtonin përmes Matamoros – qytet me 500.000 banorë që gjendet përgjatë kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës në Teksas – me një mini-furgon me targa të Karolinës së Veriut, kur një person i armatosur, i paidentifikuar deri më tani, hapi zjarr ndaj tyre”, tha më herët gjatë javës Byroja Federale e Hetimit (FBI).

Një video tregon se si ata janë futur në një makinë tjetër ku gjendeshin persona të armatosur rëndë.

‘Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, e ka përshkruar këtë incident si “konfrontim midis grupeve të armatosura”, ndërsa hetuesit mendojnë se Karteli i Gjirit, një nga grupet më të vjetra të krimit të organizuar në Meksikë, është përgjegjës për sulmin”, tha një burim amerikan i zbatimit të ligjit për CBS.

Është ende e paqartë nëse amerikanët u zunë në pritë, u ngatërruan me trafikantët konkurrues të drogës apo u gjendën mes një zjarri midis fraksioneve kundërshtare.

Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit thanë të martën se hetimi është ende në fazat e hershme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb