Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Varibob të Fierit, ku një 33-vjeçar është ndaluar nga policia pasi goditi me thikë vëllain e tij. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se dy vëllezërit ishin zënë me njëri-tjetrin teksa hanin mëngjes.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. S., akuzohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllain e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: