Romelu Lukaku dhe Kristjan Asllani u zyrtarizuan në një ditë te Interi. Sulmuesi belg dhe mesfushori shqiptar do pasurojnë organikën zikaltër, për sezonin që vjen.Lukaku, në një video të shpërndarë nga klubi thotë diçka edhe për “diamandin” kuqezi.

“E kam parë këtë djalin e ri, Asllanin. Më pëlqen shumë mentaliteti i tij, ju duhet të jeni të surprizuar po kaq shumë. Është një djal i ri, vetëm 20 vjeç. Por nga mënyra sesi ai flet, mua më duket sikur është 27-vjeç” – dëgjohet të thotë ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: