LONDËR- Grupi i famshëm U2 ka konfirmuar detajet e koncertit botëror që do të organizojnë gjatë vitit 2015, shkruan Koha Ditore.

Grupi do të performojë rreth Amerikës Veriore dhe Evropës në një turne pas 10 vitesh.
Koncertet do të mbahen si pjesë e promovimit të albumit më të ri “Songs of Innocence” si dhe këngën “Songs of Experience”.

Ata do të fillojë turneun katër ditor në Londor ku do të performojnë nga data 25 tetor deri më 30 në arenën e famshme 02, më pas do të udhëtojnë në Glasgoë për dy koncerte më 6 dhe 7 nëntor.

“Do të kemi koncerte të ndryshme nga dita e parë me të dytën dhe kemi disa ide për këtë. Detajet tjera do t’i shihni në koncerte”, ka thënë Bono.

Biletat në Britaninë e Madhe do të dalin në shitje nga e hëna më 8 dhjetor.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: