Lëkundjet horizontale të tërmetit janë ndjerë shumë në kryeqytetin shqiptar ku qytetarët kanë dalë në rrugë. Por është ndjerë edhe në transmetim “Live”.

Gazetarja Androniki Kolka ka qenë duke moderuar emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News24 kur janë ndjerë lëkundjet e para.

Ndonëse është trembur, gazetarja e ka superuar mirë momentin e parë, duke u përpjekur ta kalojë me buzëqeshje dhe pa panik, megjithëse nuk ka munguar dora në zemër.  Por kur lëkundjet kanë vazhduar, gazetarja më e shqetësuar është ngritur për të dalë jashtë nga studioja bashkë me të ftuarin. Ndiqni momentin e regjistruar direkt në emisionin “Vila24” në News24.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb