FED zbuloi se bankat amerikane ka të ngjarë të jenë mjaft të shëndetshme për t’i mbijetuar pandemisë së koronavirusit dhe rënieve të lidhura me të, megjithatë mori masa paraprake duke vënë kufizime mbi institucionet financiare për t’u siguruar që ato ta ruajnë kapitalin.

 

“Bankat tona mund të qëndrojnë të forta përballë madje edhe goditjeve më të ashpra”, tha në një deklaratë zëvendëspresidenti i FED-it, Randal Quarles, pas testeve në sektorin financiar.

Banka qendrore amerikane vuri në dukje se në rastin më të keq skenarët që ka modeluar, disa banka do t’i afrohen niveleve minimale të kapitalit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb