Kompania “Huawei” vazhdon të jetë e ndaluar që të instalojë pajisje të teknologjisë 5G në SHBA, ndonëse Donald Trump autorizoi prodhuesit amerikanë që të shesin mikroçipe për gjigantin kinez të telekomunikimit, njoftoi këshilltari i presidentit amerikan për tregtinë.

“Presidenti kinez, Xi Jinping kërkoi që të ulen presionet mbi Huawei, por asgjë nuk ka ndryshuar për sa i përket lidhjes 5G”, thekson Peter Navarro për kanalin CNBC.

Administrata amerikane vlerëson se “Huawei” bashkëpunon me qeverinë kineze dhe përbën rrezik për sigurinë.

“Gjithçka që kemi bërë është të autorizojmë shitjen tek Huawei të mikroçipëve të teknologjisë së dobët, që nuk kërcënojnë sigurinë kombëtare”, thekson Navarro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: