Uashington–Fondi Monetar Ndërkombëtar është i gatshëm që të ndihmojë Greqinë, nëse vendi e kërkon këtë, deklaroi sot drejtoresha e këtij fondi, Christine Lagarde.

”FMN-ja po e ndjek me vëmendje situatën në Greqi dhe është e gatshme që ta ndihmojë atë, por vetëm nëse dërgohet një kërkesë e tillë”, deklaroi Lagarde pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Tradicionalisht, FMN-ja e jep ndihmën e saj vetëm me kërkesë të shteteve në vështirësi të mëdha financiare.

(g.b.BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb