UASHINGTON- Uashingtoni u zgjua sot nga vërshimi i dhjetëra mijëra personave, përpara agimit, për të parë papa Françeskun.

Axhenda e papa Françeskut përfshin një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, me një takim me presidentin Barack Obama dhe një fjalim për 15 000 të ftuar të veçantë në kopështin e Shtëpisë së Bardhë, në një ceremoni shtetërore të plotë nderimi.

Papa Françesku, 78 vjeç, është planifikuar që më pas të bëjë një paradë me makinën papale rreth parkut Ellipse, një park fqinj i Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që ata që janë pa bileta të mund të shohin liderin shpirtëror të katolikëve.

Rreth 200 000 vizitorë priten të vijnë.

Sot pasdite, papa Françesku do të marrë pjesë në një shërbim lutjesh me 300 peshkopë amerikanë përpara se të udhëheqë meshën e kanonizimit për murgun françeskan, Junipero Serra (1713-1784), i cili themeloi nëntë misione në Kaliforni.

Rreth 25 000 persona pritet të marrin pjesë në ceremoninë e kanonizimit, që do të mbahet në bazilikën e faltores së Immaculte Conception.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb