Pentagoni theksoi sot se SHBA-ja nuk ka grabitur naftën e Sirisë edhe pse janë dërguar përforcime ushtarake në lindje të vendit për të mbrojtur fushat e naftës.

“SHBA-ja nuk ka përfituar asgjë nga e gjithë kjo. Përfitimet shkojnë për FDS”, theksoi një zëdhënës i Pentagonit, Jonathan Hoffman duke iu referuar Forcave Demokratike siriane, kurdëve që kanë luftuar Shtetin Islamik përkrah perëndimorëve.

Objektivi është t’u akordojmë kurdëve të rajonit, forcat FDS, një burim të ardhurash dhe mundësish për t’u fuqizuar në fushatën e tyre ushtarake kundër Shtetit Islamik”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

“Bëhet fjalë pra për të penguar ISIS për të pasur akses dhe gjithashtu për t’u mundësuar kurdëve dhe FDS-së të kontrollojnë naftën”, shtoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb