SHBA-ja do të zvogëlojnë trupat e saj në Irak dhe Afganistan në 2 500 ushtarë në secilin vend deri më 15 janar, njoftoi dje sekretari në detyrë i Mbrojtjes, Christopher Miller.

 

“Nëpërmjet tërheqjes së trupave, SHBA kërkon t’i japë fund “luftës së brezave”, tha ai, duke përmendur faktin se trupat kanë qenë në Afganistan që nga viti 2001 dhe në Irak që nga viti 2003.

Mediat amerikane kanë raportuar se vendi aktualisht ka rreth 4 500 trupa në Afganistan dhe 3 000 në Irak.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb