Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo akuzoi sot Iranin për aktivitete të mundshme bërthamore të padeklaruara.

 

“Mungesa e bashkëpunimit total nga ana e regjimit iranian me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ngre dyshime mbi aktivitete të mundshme bërthamore të padeklaruara”, theksoi ai në “Twitter”.

 

“Bota nuk do të bjer në kurth. Ne do t’i kundërvihemi të gjitha rrugëve që dërgojnë drejt një armatimi bërthamor për këtë regjim”, shtoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb