SHBA mbështet heqjen e mbrojtjes së pronës intelektuale për vaksinat kundër COVID-19, në mënyrë që të përshpejtohet prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave të çmuara në të gjithë botën, njoftoi administrata e Biden.

“Kjo është një krizë shëndetësore globale dhe rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 kërkojnë masa të jashtëzakonshme”, tha përfaqësuesja amerikane e Tregtisë, Katherine Tai, në një deklaratë.

“Administrata beson fuqimisht në mbrojtjen e pronës intelektuale, por për t’i dhënë fund kësaj pandemie, ajo mbështet heqjen e këtyre mbrojtjeve për vaksinat kundër COVID-19”, shtoi ajo.

Tai vuri në dukje se Uashingtoni po merr pjesë “në mënyrë aktive” në negociatat në OBT për të lejuar heqjen e këtyre patentave.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb