Administrata amerikane miratoi sot kontrata armatimi me një vlerë prej 4,7 miliardë dollarësh me aleatët e saj europianë, mes të cilëve edhe shitjen e avionëve luftarakë të tipit F-16 për Sllovakinë.

Blerja e 14 avionëve amerikanë F-16 nga Bratislava do t’i mundësojë Sllovakisë zëvendësimin e flotës së saj me MiG-29 të prodhimit rus.

Shuma e kësaj kontrate, që përfshin edhe pjesët e këmbimit dhe raketa ajër-ajër, arrin në 2,91 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, Madridi do të blejë 17 helikopterë të rëndë transporti të tipit “CH-47F Chinook”, që bashkë me pajisje të tjera arrin shumën e 1,3 miliardë dollarëve, shkruan ata.

Ndërsa Londra do të shpenzojë 500 milionë dollarë për programin e saj të dronëve mbikëqyrës ose luftarakë “MQ-9 Reaper”.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump bëri presion mbi anëtarët e NATO-s që ata të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, duke vlerësuar se SHBA-ja ka kontribuar shumë për sigurinë e përbashkët brenda Aleancës së Atlantikut dhe se kjo barrë duhet të ndahet më mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb