SHBA-ja kritikoi sot rritjen e dhunës nga ana e Iranit pasi Gardianët e Revolucionit Iranian njoftuan se kanë konfiskuar një naftëmbajtëse britanike në ngushticën e Hormuzit.

 

“Kjo është hera e dytë në pak më shumë se një javë që Britania e Madhe shënjestrohet nga dhuna e tepruar e regjimit iranian”, njoftoi në një komunikatë Garett Marquis, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump garantoi nga ana e tij se SHBA-ja ishte informuar për ngjarjet në zonën e Gjirit dhe se do të punojnë me Britaninë e Madhe për këtë çështje.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb