Uashingtoni njoftoi sot se ka miratuar shitjen e 32 avionëve luftarakë modeli i fundit F-35 tek Polonia për një shumë prej 6,5 miliardë dollarësh, një transaksion që pritet të rrisë tensionet me Moskën.

 

Marrëveshja parashikon shitjen e 32 avionëve luftarakë të prodhuar nga kompania amerikane, “Lockheed Martin”, bashkë me 33 reaktor F-135 “Pratt and Whitney”, me armatimet dhe sistemet e nevojshme të navigimit, njoftoi në një komunikatë departamenti i Shtetit, i cili është ngarkuar nga qeveria amerikane për miratimin e shitjes së armëve jashtë vendit.

 

Departamenti i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht Kongresin për synimin e administratës që të vazhdojë me këtë shitje. Deputetët kanë tani 30 ditë për të kundërshtuar, diçka që nuk ka ndodhur prej dekadash.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb