SHBa-ja ndërmorën sot masa ndëshkuese kundër një kompanie publike kineze të akuzuar për shkelje të sanksioneve amerikane për bllokimin e blerjes së naftës iraniane.

“Në kuadër të fushatës tonë të presionit maksimal kundër Iranit, SHBA-ja ka vendosur sanksione kundër entitetit kinez Zhuhai Zhenrong dhe drejtorit të saj të përgjithshëm Youmin Li, ata kanë shkelur ligjin amerikan duke pranuar naftë nga ana e Teheranit”, deklaroi shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo në një fjalim në Florida.

Presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq në maj 2018 nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 të arritur nga shumë fuqi të mëdha me Teheranin për të penguar që ky i fundit të pajisje me armën atomike, duke e gjykuar si shumë të dobët.

Që prej asaj kohe, presidenti amerikan ka rivendosur sanksionet që ishin hequr në kuadër të kësaj marrëveshje dhe i ka ashpërsuar gradualisht.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb