Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se bota ndodhet në prag të luftës bërthamore. Në një komunikim për mediat , Lukashenko ka theksuar se Uashingtoni ka një rol të caktuar në të gjitha konfliktet e mëdha politike në mbarë botën.

“Uashingtoni është përfshirë në të gjitha konfliktet e rëndësishme politike, por, në të njëjtën kohë, duket se injoron polemikat e brendshme që tashmë po kthehen në një konflikt civil”, tha Lukashenko.

Më tej ai shtoi: Amerika është i vetmi vend që përfiton nga ajo që po ndodh këtu; ata mund t’i tregojnë Evropës vendin e saj dhe të eliminojnë rivalët me një lëvizje. Sot është Ukraina, nesër mund të jetë Moldavia, ose shtetet baltike, ose Polonia ose Rumania. Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, njerëzimi është gjetur në prag të një konflikti bërthamor. Në gjithë këtë çmenduri, ne do të duhet të dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë si vend, gatishmërinë tonë për të dhënë një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave gjeopolitike të shekullit të 21-të”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb