Administrata e Biden vendosi sot të pezullojë tarifat ndëshkuese për gjashtë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Italinë, si pjesë e mosmarrëveshjes së shërbimeve dixhitale.

“Vendimi përfundimtar është vendosja e tarifave shtesë për mallra të caktuara nga këto vende, por këto pezullohen deri në 180 ditë për t’i dhënë më shumë kohë vendeve për të përfunduar negociatat shumëpalëshe në lidhje me taksimin ndërkombëtar në OECD dhe në G20”, thuhet në deklaratën nga Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së (USTR).

Vendet e tjera të interesuara janë Austria, India dhe Turqia.

Ashtu si paraardhësi i saj, Përfaqësuesja amerikane e Tregtisë, Katherine Tai pranoi që një taksë dixhitale diskriminon kampionët e mëdhenj dixhitalë amerikanë, si Amazon, Google ose Netflix.

Ajo theksoi se Uashingtoni është i vendosur të arrijë “një konsensus mbi çështjet ndërkombëtare të taksave brenda kornizës së proceseve të OECD dhe G20”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb