SHBA-ja përshëndeti shkëmbimin historik të të burgosurve që ndodhi sot mes Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se bëhet fjalë për fillimin e një dinamike të re drejt një zgjidhje të konfliktit.
“Shumë i kënaqur që të shoh marinarët ukrainas të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe shkëmbimin e të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë”, deklaroi në “Twitter” i dërguari amerikan për negociatat ukrainase Kurt Volker.
“Shpresoj që kjo të kontribuojë në një dinamikë të re për një tjetër shkëmbim të burgosurish, rinovimin e armëpushimit dhe progrese në aplikimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut”, shtoi ai.
Marrëveshjet e Minskut u nënshkruan në vitin 2015 në kryeqytetin e Bjellorusisë por pjesa më e madhe e angazhimeve të ndërmarra ka mbetur vetëm në letër.//ATSH