NJU JORK- Hedhja në votim sot e një rezolute që dënon njohjen amerikane të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, që mori 14 vota nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, është një fyerje dhe një mospërfillje që ne nuk do e harrojmë, theksoi ambasadorja amerikane në OKB.

Duke u shprehur pas kësaj vote, të cilës Uashingtoni i vuri kundër veton e tij, Nikki Haley theksoi angazhimin financiar të SHBA-së në përfitim të popullsisë palestineze.

I kërkuar nga Egjipti, që ka dënuar pasojat e rënda të vendimit amerikan, teksti shprehte se vendimi i shpallur para disa ditësh nga presidenti republikan, Donald Trump duhet të tërhiqet, shkruan ata.

Njohja e Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit ka sjellë zemërimin e palestinezëve, manifestime në të gjithë botën myslimane dhe një kundërshtim gati unanim të komunitetit ndërkombëtar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb