Udhëheqësi i ISIS -it është vrarë në betejë vetëm tetë muaj pasi u emërua si kalif i grupit terrorist islamik.

Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashi, nga Iraku, u vra ‘në luftë me armiqtë e Zotit’ sipas organizatës terroriste, të cilët kanë shpallur edhe pasardhësin e tij pa humbur kohë.

Duke folur në një mesazh audio, zëdhënësi identifikoi udhëheqësin e ri të grupit si Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi.

Udhëheqësi i mëparshëm i IS-it, Abu Ibrahim al-Qurashi, u vra në fillim të këtij viti në një sulm të SHBA-së në provincën Idlib në veri të Sirisë, ndërsa paraardhësi i tij Abu Bakr al-Baghdadi u vra, gjithashtu në Idlib, në tetor 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: