Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vijuar me vizitat në Dibrën e Madhe duke takuar kësaj radhe artizanin e vjetër 91-vjeçar Ilmi Krifca.

Meta zbulon se Krifca i shprehu shqetësimin se ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut.

Nga ana tjetër Presidenti i cilëson këta udhëheqës kuislingë sepse udhëheqësit e vërtetë i dalin për zot atdheut. Duket se me këtë deklaratë të fundit Meta kërkon të thumbojë Ramën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

STATUSI NGA ILIR META

Nuk mund të mos takoja në Dibrën e Madhe, artizanin më të vjetër, 91-vjeçarin Ilmi Krifca, memorie e gjallë historike e kësaj treve dhe patriot i zjarrtë për çështjen kombëtare.

Me shprehu hapur shqetësimin e tij të drejtë se “ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut”.

Por për mua ata janë kuislingë, sepse Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut!

U përshëndetëm me vargjet e këngës së njohur dibrane: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla!” ??

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb