Lucciano Spalleti është trajneri i vitit në Serie A. Tekniku i njohur udhëhoqi skuadrën e Napolit drejt suksesit këtë sezon, duke bërë kështu që skuadra të fitojë titullin kampion që mungonte prej vitit 1990.

Pavarësisht kritikave që ishin të shumta, Spalleti ia doli mjaft të mirë të mposhtë kundërshtarët. Në këtë sezon të Serie A, Napoli në 37 javë ka grumbulluar 87 pikë.

Luigi De Siervo, Administratori i deleguar i Serie A tha: “Sezoni i Luciano Spallettit në krye të Napolit ishte thjesht i jashtëzakonshëm. Fitimi i Skudetos së tretë për napoletanët, 33 vjet pas herës së fundit, është rezultat i angazhimit të madh të klubit dhe punës së një trajneri shumë të trajnuar dhe shumë të aftë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: