TIRANE

Mozzik dhe Loredana Zefi kanë udhëtuar dje drejt Dubait për të vazhduar pushimet që nisën në Milano së bashku.

Ndonëse nuk kanë publikuar asnjë foto apo video me njëri-tjetrin, postimet e tyre në Instastory tregojnë fare qartë se janë bashkë!
Të dy kanë ndarë me ndjekësit foto që nga nisja e udhëtimit, në avion, foto të Hanës, si dhe duke shijuar rrezet e diellit në Dubai.

Vitin e shkuar, e ftuar në emisionin “NIN”, Loredana do të sqaronte se ndarja nuk ishte vetëm për marketing, siç u aludua, por si Mozzik edhe ajo ishin të stresuar, dhe se as artistja vetë nuk e dinte se pse u ndanë.

Pak ditë më parë, ata treguan me anë të postimeve sërish se ishin në Tiranë dhe duke darkuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: