Udhëtim sfilitës për skuadrën e Partizanit, që u nis ditën e martë drejt Bullgarisë me autobus për të tentuar mrekullinë në stadiumin “Lazur” për përmbysjen e sfidës së humbur 1-3 në Tiranë. Pavarësisht se duket një mision i pamundur, “demat” do të bëjnë detyrën e tyre deri në fërshëllimën e fundit të kësaj sfide që luhet në orën 19:00.

Udhëtimi ka qenë sfilitës, pasi për më shumë se 14 orë skuadra ka udhëtuar me autobus drejt Bullgarisë. Shumë prej lojtarëve kanë gjetur një zgjidhje optimale për t’u shtrirë në dyshemenë e autobusit, shkruan Panorama Sport.

Sukaj dhe Ibrahimi ishin ata që bënë këtë zgjedhje gjeniale, ndërkohë që të tjerët përfituan që të shkrepnin foto për ta shpërndarë këtë moment në rrjetet sociale. Pavarësisht udhëtimit rraskapitës, kur Partizani mbërriti në Burgas u relaksua në pishinë dhe në luks disa orë përpara ndeshjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: