Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov gjithmonë është cilësuar si njeri i matur, serioz dhe i ashpër në negociata, por sëfundmi ai është kthyer në vëmendjen e mediave të huaja, që pas pushtimit rus në Ukrainë.

Ndërsa është kthyer në një nga politikanët më të përfolur bashkë me Putinin, mediat nuk kanë lënë pa komentuar jetën e tij private, ku sipas raportimeve Lavrov ka një lidhje jashtëmartesore.

Svetlana Poliakova është multimilionerja, e cila e shoqëron diplomatin e lartë rus në çdo takim.

Edhe pse Lavrov është i martuar, ka fëmijë, nipër dhe mbesa kjo nuk e pengon që të bëjë një jetë ndryshe, duke shijuar pushime luksoze nën shoqërinë e të dashurës së tij.

Përveç, Marisë me të cilën ai është martuar që në vitin 1971, duket se në jetën e tij është edhe Poliakova, e cila vitet e fundit ka qenë anëtare e Ministrisë së Jashtme Ruse (që nga viti 2014), duke pasur mundësinë ta shoqërojë atë në të gjitha udhëtimet e tij.

Ajo e ka shoqëruar në shumë misione diplomatike, duke përfshirë Greqinë, Francën , Italinë, Zvicrën, Japoninë, Singaporin, Japoninë dhe Portugalinë.

Çifti herë pas here shijon pushime luksoze dhe akomodim në shtëpi dhe jahte luksoze, duke përfshirë jahtin e oligarkut rus Oleg Deripaska.

E dashura e 71-vjecarit Lavrov duket se ka menduar edhe për miqtë dhe të afërmit, të cilët disa prej tyre janë të vendosur në Ministrinë e Jashtme ruse, raporton gazeta britanike “Daily Mail”.

Opozita në Rusi hedh akuza, ndërsa ka postuar edhe një video duke thënë se Poliakova kishte përdorur avionin e Sergei Lavrov më shumë se 60 herë në vitet e fundit, duke fluturuar nga Japonia dhe Singapori për në Evropën Perëndimore, i shoqëruar nga të afërm.

Ajo mësohet se ka pasuri të paluajtshme me vlerë 11.7 milionë euro në Rusi dhe Britani të Madhe si dhe makina të ndryshme luksoze, me një vlerë totale prej 440 mijë eurosh, shkruajnë mediat e huaja.

 Methode Times Prod Web Bin 0957d98c 195f 11ec 904c 3b07d8edb6cf

Lavrov Paliakova

Lavrov

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: