Një vajzë iu ka thënë prindërve se ishte e sëmurë me kancer, duke iu shpjeguar se që të mund të kishte shpresa për të mbijetuar duhet t’i nënshtrohej trajtimeve të shtrenjta jashtë vendit.

Prindërit e Hanna Dickenson, bujq australianë nga Swan Hill, u futën në borxh deri në grykë për ta ndihmuar të bijën. Por vajza kishte shpikur gjithçka: donte vetëm të bënte një jetë të bukur me paratë e prindërve. Pasi u zbulua, ajo është denoncuar dhe dënuar me 3 muaj burg.

Falë gënjeshtrës së treguar prindërve, 24-vjeçarja përfitoi 42 mijë dollarë australianë, ose rreth 26 mijë euro. Me këto para kishte ndërmend të shijonte jetën sipas qejfit: festa, drogë, alkool dhe udhëtime jashtë shtetit. Por për “të kuruar” vajzën, bashkëshortët Dickenson hynë borxh kudo, duke iu kërkuar para edhe miqve e të afërmve.

Mashtrimi u zbulua falë një donatori, që pasi pa në profilin e vajzës në “Facebook” imazhe nga pushimet, lajmëroi policinë për dyshimet e tij.

E vënë me shpatulla pas murit, 24-vjeçarja ka pranuar se ka përfituar avantazhe materiale me mashtrimin e saj dhe është dënuar me 3 muaj burg. Vendimi i gjykatës së Melbourne, në të cilin gjykatësi e përcakton si ‘të neveritshme’ sjelljen e vajzës, e detyron gjithashtu 24-vjeçaren për 150 orë shërbim komuniteti dhe një trajtim për probleme të shëndetit mendor dhe përdorim droge. Avokatët e së resë kanë deklaruar se do e apelojnë vendimin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: