Papa Françesku është takuar me një klerik të lartë shiit, në kuadër të një udhëtimi historik në Irak.
Takimi i 6 marsit me Aystollah Ali al-Sistani është zhvilluar në qytetin e shenjtë Najaf, teksa Papa ka tentuar të dërgojë mesazh për bashkëjetesë paqësore dhe të mbështesë pakicën e krishterë në Irak. Kjo vizitë është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin irakian, dhe banorët janë parë duke përshëndetur takimin me mes të liderëve të dy religjioneve.

Al-Sistani është figurë e rëndësishme në mesin e pakicës shiite në Irak dhe respektohet nga bota shiite. Pas mbajtjes së takimeve me dyer të mbyllura, al-Sistani ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se të krishterët në Irak duhet të jetojnë në paqe dhe të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse irakianët e tjerë.

Vatikani, në anën tjetër, ka thënë se Papa Françesku ka falënderuar al-Sistanin dhe popullin shiit, për “ngritje të zërit në mbrojtje të atyre që janë më të dobët dhe më të persekutuar”. Pakica e krishterë në Irak dikur vlerësohej se përbëhej nga 1.4 milion banorë. Mirëpo si pasojë e konflikteve, tani besohet se në Irak janë rreth 300,000 të krishterë, shumica prej të cilëve janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Irakianët kanë mirëpritur vizitën dhe vëmendjen ndërkombëtare që i është dhënë shtetit të tyre, i cili tenton të rimëkëmbet nga dekada të luftës dhe trazirave. Shtete tjera me shumicë myslimane, që ka vizituar Papa Françesku në të kaluarën janë: Turqia, Jordania, Azerbajxhani dhe territoret palestineze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: